Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani ka folur rreth 7 kërkesave që i bëri të premten Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq si përgjigje e tij ndaj zhvillimeve në veriun e Kosovës.
Hasani në një intervistë për Euronews Albania ka thënë se Vuçiq synon t’i arrijë dy qëllime, një për publikun e brendshëm dhe një tjetër për atë ndërkombëtar.
“Plani është skicuar në atë mënyrë që, do t’i veçoja dy qëllime, qëllimi i parë është ai brendshëm dhe bëhet për publikun e brendshëm serb, për të qetësuar votuesit e tij atje simpatizantët e tij atje dhe në Kosovë, për të thënë se ja qeveria dhe shteti serb diçka është duke bërë” ka thënë Hasani.
Synimi tjetër i Vuçiq sipas Hasanit “është ndërkombëtar dhe është më i rrezikshëm edhe pse duket i padukshëm në shikim të parë”.
“Ai është më i rrezikshëm për shkak se synon acarimin dhe prishjen e mëtejme të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, izolimin e mëtejmë. Disa pika të tij janë zotime që Kosova i ka marrë në Bruksel dhe në Ohër dhe dihet natyra e tyre, kurse tjerat janë fiktive ta zëmë zonë e posaçme sociale, kthimi i status quo ante. Edhe pse ka pasë shkrime edhe këtu prej shqiptarëve që në të njëjtën ditë kanë kërkuar kthimin e status quo ante dhe anulimin e veprimeve tjera që janë marrë në 2-3 vitet e fundit pastaj formimi i gjyqeve e prokurorive të veçanta etj. Këto janë të parealizueshme dhe janë fitkive që bëhen për të krijuar mjegull në opinionin e tij” ka thënë ai.
Sipas tij, pjesa tjetër “për aq sa ato janë pjesë e zotimeve ndërkombëtare të marrë nga Kosova në mënyrë të ligjshme, ato janë çështje serioze që hasin në mirëkuptim në të dyja anët e Atlantikut”
“Pjesët që janë të parealizueshme dhe fiktive, pagesa me dinarë, krijimi i prokurorisë dhe gjykatës, ato (qeveria), duhet t’i injorojë”
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese duke folur për zgjedhjet në Veri ka thënë se mungesa e përfaqësimit të serbëve shkon në dëm të palës kosovare.
“Në Perëndim thonë ‘nuk ka taksa pa përfaqësim’, për anulimin e përfaqësimit nuk të kupton kurrkush fare. Ne shqiptarët i kemi fitu simpatitë në kohën e pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, pikërisht se serbët na e mohonin neve të drejtën e përfaqësimit politik. Përfaqësimi i serbëve në veri është zero” ka thënë Hasani.
Për këtë ai ka fajësuar Qeverinë duke thënë se në momentin që është shpallë që janë “9 votues” në secilin prej komunave është dashur të kërkohet dorëheqja e kryetarëve.
“Sepse Perëndimi na përkrahu, tha është e drejtë ligjore e Kosovës me i majtë zgjedhjet në Veri, sepse është e drejtë e jona, por kur e sheh se nuk është legjitime nuk duhet të hahet ajo lojë sic e bëmë ne dhe për këtë s’do të kemi mirëkuptim kurrë”.
Hasani thotë se kërkesa për zgjedhje, Asociacion dhe funksionin e gjykatave në Veri “duken si kërkesa të Vuçiqit por s’janë.
“Disa prej tyre janë të miqve. Çështja e zgjedhjeve, Asociacionit dhe rendit civil në veri janë të miqve. E ke detyrim me gjet mjete politike me i kthy serbët lokalë në sistem” ka vlerësuar Hasani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa