LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Modeli i ‘dy Gjermanive’ është katastrofal për Kosovën

Hasani: Modeli i ‘dy Gjermanive’ është katastrofal për Kosovën

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se modeli i dy gjermanive është katastrofë për Kosovën, pasi në fund dy gjermanitë janë bashkuar.

Duke folur për modelet që mund të merren si bazë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se modeli i shumëpërfolur i dy gjermanive, do të ishte një model katastrofal për Kosovën.

“Modeli i dy gjermanive është katastrofë, sepse në fund Gjermania është bashkuar”, ka deklaruar ai.


Hasani ka thënë se ky model ka funksionuar në kohën e Luftës së Ftohtë, por jo tani, dhe sipas tij, ky model do ta prishte shtetësinë e Kosovës.

Hasani ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marr dimension tjetër, për shkak të luftës në Ukrainë dhe se tani ky dialog është shndërruar në një mision për menaxhim të krizës nga BE-ja.

“Kemi të bëjmë me dialog gjithëpërfshirës, por jo përfundimtar, për çështje të cilat janë të hapura nga viti 2011. Gjermania e Franca e kanë mandat nga Evropa me bë këtë. Dialogu është menaxhim i krizës dhe e ka marrë këtë dimension për shkak të luftës në Ukrainë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka folur edhe për draftin gjerman për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ka vlerësuar se nëse miratohet siç është, e prish rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës, e bën Kosovën shtet regjional, pasi statuti i asociacionit sipas draftit gjerman “kërkon të ndërrohet forma e shtetit”.

“Nëse e pranon këtë statut, legjitimiteti politik i serbëve lokalë veçohet prej çdo legjitimiteti politik të çdo komuniteti në Kosovë. Pra nuk është një legjitimet kushtetues, është tërësisht politik që nuk ka për pikë referimi në asnjë sferë nga organet qendrore. E dyta ajo nuk është zgjidhje e problemit, por uverturë për një fazë të mëvonshme të luftës politike së Serbisë përmes serbëve lokalë duke përdorë ata. Dhe aty del si një zgjidhje e përkohshme”, deklaroi mes tjerash Hasani në T7.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori