Harry Styles feston në një dasmë irlandeze mes thashethemeve për romancën me Zoe Kravitz

Harry Styles është parë i qeshur dhe me flokë të lëshuar në dasmën e mikut të tij të fëmijërisë, Johnny Harvey, që u mbajt në Ballymagarvey Village në Irlandë.
Këngëtari 31-vjeçar u shfaq elegant me një kostum gri dhe kravatë me vija, duke pozuar për fotografi me miqtë.
Aktorja Zoe Kravitz, 36 vjeçe, nuk ishte e pranishme në ceremoni, por çifti u ribashkua disa ditë më vonë në New York, pas një serie takimesh të ngjashme në Romë dhe Londër, shkruan DailyMail.
Edhe pse janë parë shpesh bashkë, burime për “TMZ” thonë se marrëdhënia e tyre është më shumë një “miqësi me përfitime” sesa një lidhje serioze.
Zoe dhe Harry janë fotografuar duke u shëtitur krah për krah në Itali dhe Londër, madje duke u puthur e përqafuar në publik.
Këto pamje kanë ndezur spekulime të shumta mes fansave, të cilët janë befasuar nga afrimi i tyre i papritur.
Nga ana tjetër, Zoe është parë gjithashtu në skenë publike me bashkë-aktorin Austin Butler, me të cilin ka shkëmbyer momente flirtuese në premierën e filmit të saj të ri “Caught Stealing”.
Megjithatë, për momentin, duket se është Harry ai që po kalon më shumë kohë me të, pas ndarjes së tij nga Olivia Wilde në vitin 2022. /Telegrafi/































































