LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane hyn në librin e rekordeve pas tregolëshit ndaj Bochum

Harry Kane hyn në librin e rekordeve pas tregolëshit ndaj Bochum

Harry Kane ka hyrë në librin e rekordeve këtë të shtunë pas het-trikut të shënuar ndaj Bochum, duke u bërë lojtari i parë që shënon gjashtë ose me shumë gola në pesë ndeshjet e para në Bundesliga.

Sulmuesi anglez me tre golat e shënuar e çoi në shtatë numrin e golave të shënuar në elitën e futbollit gjerman. Asnjë lojtar nuk ka shënuar kaq shumë gola në pesë ndeshjet e para në ligë për Bayernin.

Bayern mori avantazhin vetëm katër minuta me të filluar ndeshja përmes Eric Choupo-Moting para se Kane të shënoj golin e tij të parë në këtë ndeshje. Pasi Matthijs De Ligt dhe Leroy Sane shënuan golat e tyre, Kane përsëri u shfaq në skenë ku shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 5:0.


Para se ai të kompletojë het-trikun e tij dhe golin e shtatë për ekipin gjerman, ishte Mathys Tel që shënoi golin e gjashtë.

Kane la shenjë edhe në fitoren e Bayern me rezultat 4:3 ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve, duke lënë të nënkuptojmë se ai ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje.

Anglezi është përfshirë direkt në dhjetë gola në Bundesligën gjermane, duke shënuar shtatë gola dhe duke bërë tri asistime.

Festival golash në “Allianz Arena”, Bayerni mposht ekipin e Bochumit
Lexo po ashtu Festival golash në “Allianz Arena”, Bayerni mposht ekipin e Bochumit

Lojtari i vetëm që ka arritur këto shifra në pesë ndeshjet e tij të para në ligë që nga viti 2004, ishte Erling Haaland.

Ndeshja e radhës për Bayernin do të jetë ajo ndaj Preussen Muenster në Kupën e Gjermanisë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori