LAJMI I FUNDIT:

Harrojeni transportin publik, këto janë sandalet që ju sigurojnë ‘distancën sociale’ këtë verë

Harrojeni transportin publik, këto janë sandalet që ju sigurojnë ‘distancën sociale’ këtë verë

Në ditë të nxehta preferohet që të vishni sandale të përshtatshme që nuk shkaktojnë dhembje të këmbëve. Krahas rehatisë një vëmendje e madhe i kushtohet edhe formës së sandaleve, dhe trendeve që janë në modë këtë verë

Me siguri, shumë prej jush këtë periudhë po ecin më shumë se në çdo kohë tjetër të vitit. Sigurisht, kjo është mjaft e mirë për shëndetin, por ama është edhe e lodhshme nëse ndodh për një kohë të gjatë, ndaj edhe është shumë e rëndësishme që në këmbë të keni veshur diçka të rehatshme që ju siguron, mbi të gjitha, komoditet për shumë orë të ditës.


Edhe pse në kohë të vështirë, dizajnerët këtë vit kanë propozuar disa prej stileve të sandaleve që jo vetëm do t’jua mbajnë këmbët të freskëta, por edhe do t’ju sigurojnë stil dhe elegancë me çdo lloj veshjeje që do t’i kombinoni. Mbi të gjitha, të rehatshme, edhe në rast se keni rrugë të gjatë për të bërë.

Ka shumë stile të sandaleve të sheshta, që janë po aq elegante sa edhe praktike. Qoftë një sandale e frymëzuar nga turistët për shëtitje të gjata, por qoftë edhe për shëtitjet në mbrëmjet e nxehta të verës, pamja që do t’ju sigurojë është e mahnitshme.

Shikoni sandalet verore, të përshtatshme për çdo rast “për distancën sociale”.