Fitorja e Italisë në Euro 2020 ka paulibkuar disa emra si kandidatë të mundshëm të Topit të Artë gjatë javës së fundit, me Jorginhon që shihet si kandidati më serioz.

Mesfushori i Azzurrëve, i lindur në Brazil ka pasur një vit si askush tjetër së bashku me shokun e skuadrës te Chelsea dhe Italia, Emerson Palmieri, pasi fituan Ligën e Kampionëve dhe më pas Kampionatin Evropian gjashtë javë diferencë.


Sidoqoftë, ka kandidatë të tjerë dhe Lionel Messi mund të shkojë për të shtatin pas fitimit të Copa America.

MessiArgentina 2090164139

Rasti i Chiellinit

Emri i Giorgio Chiellinit madje është përmendur pas veprimeve vendimtare të tij në Euro 2020, megjithëse asnjë mbrojtës nuk e ka fituar çmimin që kur Fabio Cannavaro udhëhoqi Italinë drejt suksesit në Kupën e Botës në vitin 2006 në Gjermani.

Por, në të vërtetë, Chiellini nuk e kishte sezonin e tij më të mirë të klubeve me Juventusin dhe lëndimet kanë bërë që në dy vitet e fundit ai të bije në formë, mirëpo nuk përjashtohet nga lista për Topin e Artë.

italy captain giorgio chiellini 1lv1r501wy26o18hr0du1mxq1c

Çmimi i Messit

Duke fituar përfundimisht Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe duke i dhënë fund një pritjeje 28-vjeçare për trofe ndërkombëtar, askush nuk duhet të fitojë Topin e Artë të këtij viti para Messit, raporton Marca. Nuk është e lehtë të harrosh gjithashtu, që Nr.10 ishte i shkëlqyeshëm për Barcelonën sezonin e kaluar, duke përfunduar si Pichichi i LaLiga Santander dhe duke udhëhequr një sfidë të vështirë për titull në gjysmën e dytë të sezonit.

Ronaldo 5

Në të vërtetë, për sa kohë që Messi po luan në nivelin elitar, nuk ka asnjë futbollist që duhet të fitojë Topin e Artë para tij.

Cristiano Ronaldo - me pesë - është madje në një distancë, me argjentinasin që ka gjashtë deri më tani.

Është koha që epërsia e tij të jetë më e thellë. Messit i takon i shtati dhe të rezervohet për të edhe i teti dhe i nënti. /Telegrafi/

telegrafi sport app