LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, VV-së: A mërziteni nëse ndodhë korrigjimi i demarkacionit me Malin e Zi

Haradinaj, VV-së: A mërziteni nëse ndodhë korrigjimi i demarkacionit me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se para disa dite ia kanë dërguar Malit të Zi një letër informuese me të cilën kanë shprehur gatishmërinë për korrigjimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, fillimisht e tha një poezi të Nolit që lidhet me kryeministrin Haradinaj, duke i thënë se kishte shumë skandale por që asnjëherë nu ra qeveria e tij.


Ai i tha Haradinajt që ia fal kur ka shpenzuar buxhetin e Kosovës, por edhe emërimin e zëvendësministrave por nuk ia fal që ka ndërruar qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi.

“Dil në foltore dhe thuaju deputetëve, ju me votën e tyre ma dhatë postin e kryeministrit, unë atë post ia kthej se nuk po mundëm të jem kryeministër, nuk po di, nuk po më duan, jep dorëheqje Ramush, kjo është për të mirën e Kosovës dhe për të mirën tënde personale”, tha ai.

Kurse, kryeministri Haradinaj e dha një shpjegim për demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se para disa dite kanë pas tri opsione të letrës për ta informuar shtetin tjetër për demarkacionin.

“Opsioni i parë është letër stendat që thotë parlamenti ynë e ka ratifikuar marrëveshjen, opsioni i dytë ka qenë e ka ratifikuar atë por i ka edhe do tjera, opsioni i tretë ka qenë se parlamenti ynë ka marrë vendim bazuar në deklaratën e dy presidentëve dhe një raport që e parasheh korrigjimin, iu informojmë se jemi të gatshëm për korrigjim, kjo letër i ka shkuar Malit të Zi. Tash me siguri publikohet ndonjëherë por kjo letër i ka shkuar. Deklarimet e dikujt tjetër për këtë temë kanë të drejt sido që e thonë por e kam vetëm një pyetje, a merziteni nëse ndodhë njëmend korrigjimi, çka bëhet “, tha ai./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori