LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do t’i qëndrojmë pranë familjeve të policëve Trena dhe Dashi

Haradinaj: Do t’i qëndrojmë pranë familjeve të policëve Trena dhe Dashi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është e dhimbshme dhe trishtuese ngjarja ku dy policët Armend Trena dhe Malsor Dashi, në krye të detyrës, në rrethana ende të panjohura plotësisht, ranë në lumin Lepenc.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ndajmë dhimbjen me familjarët e policëve për këtë tragjedi që u ndodhi dhe si Qeveri e vendit, zotohemi që do t’u qëndrojmë pranë për t’u përballur me humbjen e më të dashurve të tyre”.

Postimi i Haradinajt në Facebook:


“Gjetja e trupit të policit Armend Trena pas 10 ditë kërkimesh, po e përmbyllë rrugëtimin plot ankth, për gjithë ata që pandalë u angazhuan ditë e natë dhe pa kursyer asgjë për të kërkuar me ngulm në lumin e rrëmbyer trupat e tyre.

E dhimbshme dhe trishtuese e gjithë ngjarja, ku dy policët tanë Armend Trena dhe Malsor Dashi, të rinjë dhe në krye të detyrës, në rrethana ende të panjohura plotësisht, ranë në lumin Lepenc.

Ndajmë dhimbjen me familjarët e policëve për këtë tragjedi që u ndodhi dhe si Qeveri e vendit, zotohemi që do t’u qëndrojmë pranë për t’u përballur me humbjen e më të dashurve të tyre.

Një falenderim i veçantë për gjithë njesitet e Policisë, FSK-së, Njësitet e Emergjencave, zhytësit, vullnetarët, për gjithë ato vajza e djem që nuk u dorëzuan për t’i gjetur trupat e pajetë të policëve tanë.

Armend dhe Malsor, pushoni të qetë.
U qoft i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi, kanë humbur jetën më 28 prill, në një aksident komunikacioni, kurse vetura në të cilën ndodheshin dy policët ka rënë në lumin Lepenc./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori