Haradinaj: Do të sigurojmë që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të drejta të barabarta

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar pjesëtarët e “Handikos”, të cilëve ua ka shpalosur zotimet siç ka thënë ai për gjithpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj, ka shkruar se me vullnetin dhe punën e të gjithëve do të sigurojnë që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë.
"Në takim me pjesëtarët e 'Handikos', sot kam shpalosur zotimet tona për gjithëpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend.
Po sot, bashkë me anëtarët e Hendikosit kujtuam një nga aktivistet e hershme të kësaj organizate, të ndjerën Sabrije Zeqaj", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
























































