LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takohet me shqiptarin që kandidon për kryetar të një komune në Zvicër

Haradinaj takohet me shqiptarin që kandidon për kryetar të një komune në Zvicër

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Daut Haradinaj është takuar sot me Sokol Mehmetaj, i cili është në garë për postin e kryetarit të komunës Val-De-Travers, në kantonin zviceran Neuchatel.

Ai gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga deputetja tjetër e AAK-së Time Kadriaj.

“Me mikun tim të nderuar Sokol Mehmetaj, i cili kandidon për kryetar komune në kantonin e Neuchatelit në komunën e Val-De-Travers”.


“Të priftë e mbara Sokol ty dhe qytetarëve tanë gjithandej nëpër botë që po e ngritin lartë vendin prej nga vinë”, ka shkruar Haradinaj.