Vizita e ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla muaj më parë në ShBA dhe takimi me diasporën shqiptare atje është bërë “mollë sherri” i përplasjes së saj me deputetin e LDK-së, Faton Bislimi sot në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ky i fundit insistoi se ministrja nuk ka njohuri për diasporën atje dhe se ka përdorur një qasje selektive ndaj tyre.


“Ju e thatë me një fjali shumë të bukur, edhe unë po ju citoj juve, e thatë vet: “Nuk i kam njoft edhe nuk i njoh”, pra ju nuk e dini historinë e shqiptarëve të Amerikës”, tha Bislimi.

122431495 440916176894516 1829642032573843222 n 1 Foto: Ridvan Slivova

Deputetit të LDK-së iu ndërpre fjala nga Haradinaj Stublla e cila i tha se “po përdorë divergjenca të papara”.

“Unë thashë se nuk i njoh personalisht, por ju po përdorni divergjenca të papara”, tha Haradinaj-Stublla.

122452659 735843097004181 612272237683996489 n 1 Foto: Ridvan Slivova

Kurse, Bislimi ia ktheu duke e pyetur se çfarë është divergjenca.

“Çka është divergjenca? Nuk e di a e keni bërë me dije, a me interes, a pa interes unë nuk e di”, tha ai. /Telegrafi/