LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Shqipëria e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të tashmen, duke qenë një

Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Shqipëria e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të tashmen, duke qenë një

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Haradinaj-Stublla ka thënë se “Kosova dhe Shqipëria e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të tashmen, duke qenë një dhe po në këtë trase, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë”.

“Sot në një takim shumë të përzemërt me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ritheksuam nevojën e një dinamike të re bashkëpunimi dhe aspirate drejt integrimit euro-atlantik dhe avancimit të prioriteteve tona të përbashkëta”, tha ministrja Haradinaj-Stublla.


Në këtë takim, kryedimplomatja e Kosovës falënderoi Ambasadorin Minxhozi edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në të gjithë rrugëtimin e shtetëndërtimit të Kosovës, që nga çlirimi e në vazhdimësi.

“Po ashtu, kërkova mbështetjen e Shqipërisë edhe më tutje në proceset që i kemi përpara, që janë jetike për Kosovën dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi”, tha ministrja Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori