Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se është shokuese se si kjo Qeveri, ka pranuar që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të rihapë negociatat për Asociacionin në marrëveshjen e Ohrit.
Në një prononcim për Telegrafin, Haradinaj-Stublla ka thënë se rihapja e negociatave për Asociacionin, rrezikon edhe kthimin e 23 pikave që i kishte hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese.
“Ajo çfarë mund të them është se për mua personalisht ka qenë shokuese sesi kjo qeveri ka pranuar që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese (e cila hodhi poshtë substancën e një asociacioni një etnik, me tendencë për kompetenca të ndërmjetme mes pushteteve ekzistuese në Kosovë) të rihapë për negocim në marrëveshjen e Ohrit çështjen e Asociacionit duke rrezikuar rikthimin e serishëm të atyre 23 pikave që i hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese në vitin 2015. Dhe jo vetëm kaq, u zgjerua në koncepte të reja të të ashtuquajturit ‘vetëmenaxhim’ – i cili ka domethënie të ndryshme në shqip, anglisht, e serbisht dhe rrjedhimisht do të mund të “keqpërdoret” përgjatë zbatimit në të ardhmen”, është shprehur Haradinaj-Stublla.
Ish-diplomatja ka shtuar më tej se dialogu nuk do të duhej të vazhdonte kinse nuk ka ndyshuar asgjë pas sulmit që ndodhi në Banjskë, shkruan Telegrafi.
Haradinaj-Stublla tutje është shprehur se krimi i agresionit paramilitar të Serbisë në Banjskë ka vulosur me fakte shokuese se Serbia nuk është e interesuar për dialog, as për serbët në Kosovë, as për paqe e stabilitet në Ballkan, e as për integrim në Bashkimin Evropian.
“Dialogu nuk do të duhej të vazhdojë pothuajse nuk ka ndryshuar asgjë – pra dy palë Kosova e Serbia që nuk po pajtohen ti zbusin qëndrimet e tyre maksimaliste. Pra agresioni i Banjskës dhe vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku në detyrë – ka shtuar një dimension të ri komplikimi në dialog, të cilin dimension fatkeqësisht Perëndimi ka vendosur t’a injorojë.
Kërkesat për vazhdim dialogu e takime të nivelit të lartë, pa e cilësuar tash e mbi një muaj krimin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës më 24 shtator, është edhe joseriozitet për të zgjidhur nyjën e problemit, edhe amnisti për Serbinë për jetën e humbur të policit kosovar e rrezikimin e një konflikti të ri në kontinentin evropian. Ende deri në këtë moment që po flasim – bashkësia ndërkombëtare nuk e ka cilësuar 24 shtatorin për atë që është, krim agresioni i planifikuar, organizuar, trajnuar, e ekzekutuar në bashkëpunim të ngushtë me aparatin shtetëror të Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj-Stublla për Telegrafin.
Sipas saj, vazhdimi i dialogut në këtë mënyrë do t’i dhuronte Vuçiqit biletë kthyese për të poshtëruar sërish Perëndimin e për të vazhduar me akte destabilizuese në Ballkan, pa u ndëshkuar e pa llogaridhënie.
“Kosova asnjëherë nuk do të duhej të harrojë të shoh nga një prizëm më i gjerë se ku aktualisht është sot pozita e saj në raport me ndërkombëtarët. Nën këtë prizëm, shihet qartë që Kosovës i kërkohet një listë e gjatë e kërkesave e obligimeve, ndërsa Serbisë i kërkohet vetëm e vetëm të mos devijojë (së paku nominalisht) kursin evropian, pavarësisht se me veprime është thelbësisht në linjë me orientimin strategjik pro-rus e kinez.
Pra, në njërën anë Kosovës i kërkohet Asociacioni, statusi i avancuar i Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, toleranca dhe bashkëpunimi me Gjykatën Speciale, tolerancë ndaj agresionit të ashpër politik, diplomatik, e ushtarak serb, përmbajtje nga padia për gjenocid, etj., ndërsa në anën tjetër Serbia nuk i ka asnjë nga këto presione e madje as presionin për njohje të Kosovës”, u shpreh Haradinaj-Stublla.

Ish-ministrja theksoi se në këto premisa, Kosova do të gabonte nëse do të këmbente Asociacionin për të ashtuquajturën “njohje defacto”.
“Prandaj, bazuar në këto premisa dhe mbi këtë logjikë – është e gabuar secila lëvizje e Kosovës drejt zbatimit të Asociacionit – pa e fituar si kundërvlerë njohjen e plotë diplomatike nga Serbia – e cila pastaj do të hapte rrugë për 5-shen mosnjohëse të BE-së dhe anëtarësimin në NATO e OKB. Nëse Kosova sot e këmben Asociacionin “e moderuar” me të ashtuquajturën “njohje defacto” – pas disa vitesh do t’i kërkohet shkëputja e veriut për njohjen dejure”, tha Haradinaj-Stublla.
E pyetur rreth draftit për Asociacionin që qarkulloi në media ditë më parë, të cilin e hodhi poshtë edhe Qeveria duke thënë se nuk përkon me propozimin evropiano-amerikan, Haradinaj-Stublla nuk deshi që të jap koment për këtë.
“Titulli prej ish ministreje dhe etika profesionale nuk më lejon të komentoj drafte që nuk kanë pronësi, drafte që zakonisht rrjedhin në media nga akterë të ndryshëm anonim – jo gjithmonë institucional – që të testojnë ujërat e opinionin publik e shpesh edhe të institucioneve rreth një çështjeje të caktuar, prandaj do rezervohem këtë herë nga komentimi i drafteve jozyrtare”, tha ajo.
Kujtojmë se kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor dhe që Serbia realizojë njohjen de-facto.
Në letrën publike të tre liderëve evropianë të lëshuar të thuhej: “Me qëllim të arritjes së progresit të shpejt në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç përshkruhet në draftstatut, ndërsa Serbisë që të jetësojë njohjen de-facto. Formalitetet, përfshirë ato ndërlidhur me adoptimin, nuk duhet të qëndrojnë në rrugën e progresit për këtë çështje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bytyqi: Vendimet e LSDM-së garantojnë ulje të çmimeve për 30%

“Gjendje lufte ose fatkeqësi natyrore”, Shqipëria do të ndryshojë ligjin për rezervat materiale të shtetit

Shkaktoi aksidentin dhe iku nga vendi i ngjarjes – policia kap të dyshuarin pas tri ditëve

Kurti më i votuari ndër kandidatët për kryeministër

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Nga Kurti te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij