LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj – Stublla flet me homologun e saj nga Letonia, i kërkon të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Haradinaj – Stublla flet me homologun e saj nga Letonia, i kërkon të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homogolun nga Letonia, Edgars Rinkēvičs.

“Duke e falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, ministrja Haradinaj – Stublla ka ritheksuar nevojën për thellimin e marrëdhenieve dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast Haradinaj – Stublla ia ka rikonfirmuar holomogut të saj gatishmërinë e Republikës së Kosovës, për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konform integritetit territorial të Kosovës dhe Kushtetutës së saj.


“Rikonfirmova gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetitin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, është shprehur ministrja Haradinaj – Stublla.

Ndërkaq ka kërkuar që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori