LAJMI I FUNDIT:

Selimi beson se Haradinaj do ta shkarkojë Rikallon (Video)

Selimi beson se Haradinaj do ta shkarkojë Rikallon (Video)

(E plotësuar)-  Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi është i bindur se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shumë shpejt do ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallon.

“E kam një besim të madh se Ramushi do ta shkarkojë Rikallon”, ka thënë Selimi.


Deputeti i VV-së tha se ndoshta Qeveria nuk u beson atyre, por mes Rikallos dhe qytetarëve të lagjes “Dardania” duhet t’u besojë atyre që po sjellin dëshmi.

Selimi tha se Haradinaj mund ta shkarkojë një ministër sepse e ka këtë mandat.

Në fund ish-komandanti i UÇK-së tha se ai nuk do ta bashkojë votën me Listën Serbe nëse ata kërkojnë shkarkimin e Ramush Haradinajt. /Telegrafi/

………………………………..

Porosia e Labit për VV-në: E keni të kotë ta rrëzoni Ramushin

(E plotësuar)- Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka thënë në fjalën e tij se më mirë që sot të debatohej për liberalizim të vizave sesa për ministrin Nenad Rikallo.

Tahiri tha se asnjëherë para se të bëhej ky person ministër nuk e ka dëgjuar emrin e tij se mund të jetë në mesin e keqbërësve.

Këngëtari Tahiri ka një porosi për opozitën e sidomos ndaj deputetëve të Vetëvendosjes se nëse ia kanë mësy ta rrëzojnë Ramush Haradinajn e kanë të kotë.

“Sepse ju deputetët e VV i keni dhënë pipëza e gaz për një kauzë të drejtë dhe se nuk keni mundësi ta rrëzoni sepse është duke punuar mirë”, tha Tahiri.

Madje ai i akuzoi ata se e kanë përdorur për fushatë elektorale kur kanë shkuar para gjashtë muajsh në Francë që të bëjnë fotografi. /Telegrafi/

……………………………….

Konjufca: Shkarkimi eventual i Rikallos, rrezikon themelin e Qeverisë

(E plotësuar)- Deputeti i VV-së Glauk Konjufca deklaratat e deputetëve të AAK-së në debatin që po mbahet për ministrin Nenad Rikallo i ka quajtur të turpshme.

Sipas Konjufcës duke dëgjuar deputetët e AAK-së duke folur të shkon mendja se opozita ka shkuar e i ka organizuar ato familjet që po akuzojnë për të thënë se ministri Rikallo ka kryer krime.

Konjufca tha se edhe nëse Rikallo mos të ishte pjesë e Qeverisë ish dashur që të mbahet debat e lëre më që ai është ministër.

Konjufca tha se i mirëkupton këtë mbrojtje që po bëjnë deputetët e pozitës pasi që sipas tij shkarkimi eventual i Nenad Rikallos e rrezikon themelin e kësaj Qeverie. /Telegrafi/

………………………….

Milaim Zeka kërkon të merren me ligjin e lustrimit

(E plotësuar)-  Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se ku Kuvend duhet të merret me ligjin e lustrimit dhe kështu mos të merret tash me ministrin që nëse është fajtor do të duhej të dënohet, por jo të merret Kuvendi me të.

Ai tha se çdo deputet e parti politike ka portale dhe televizione private që ta dëmtojnë imazhin e familjen pa kurrfarë dëshmie.

Duke u nisur nga rasti i tij, Zeka ka kërkuar të bëhet një ligj dhe të tregohet se kush ka punuar me Serbinë e kush ka kryer krime.

“Është turp për Parlamentin tonë që po përzihemi në çështjet e drejtësisë. Më vie mirë që ambasadat e kanë pushim e me na thirrë në Dragodan me folë. Shumë deputetë kanë thënë mos u përzini në çështjet e Hagës. Në rastin Kiqina kanë thënë mos u përzini në rastin Kiqina ku qe 16 vjet Arsim e Burim Ramadani po mbahen padrejtësisht në burg. Njerëz të krisur e kanë akuzuar gruan e Rexhep Selimit dhe kanë thënë se ajo më ka rrehë me thupër në burg. Një tjetër thojke se Milaim Zeka e ka vra Ahmet Krasniqin. Me pas dashur deputetët e Kuvendit me aprovu ligjin e nuk ish bë kryeprokuror Ilmi Zhitia që e ka burgos babën e Liburn Aliut”, është shprehur ai ndër të tjera. /Telegrafi/
………………………….

Simiq mbron Rikallon, thotë se akuzat ndaj tij janë me motive politike

(E plotësuar)- Deputeti Slavko Simiq nga Lista Serbe i ka dalë në mbrojtje ministrit Rikalo, duke thënë se disa deputetë dhe grupe të deputetëve përmes mentalitetit të politikës kërkojnë që të gjejnë viktimën për të fshehur dështimet e tyre politike.

Ai gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, i ka quajtur të pavërteta të gjitha akuzat ndaj Rikallos se ai ka maltretuar dhe torturuar qytetarët e Prishtinës, gjatë kohës së luftës në Kosovë, duke thënë se akuzat ndaj tij janë të pavërteta dhe po bëhen për qëllime të linçimit të ministrit serb të Bujqësisë.

“Më vjen shumë vështirë të besoj që disa që deri dje kanë qenë në pushtet e sot janë në opozitë nuk kanë zgjidhje konkrete për qytetarët tanë, të cilët përballen me probleme dhe më vjen rëndë që disa përmes mediave tentojnë që të krijojnë atmosferën e linçimit të zotit Rikallo. Duket se jeni munduar përmes mediave një eufori nacionale, por në këtë nuk keni arritur, pasi që qytetarët nuk kanë besuar në argumentet që keni nxjerrë. Ky është mentaliteti politik, i cili është i pranishëm te disa deputetë dhe grupeve të deputetëve, dhe ky mentalitet gjithmonë e përdorni kundër dikujt për të fshehur paaftësinë tuaj dhe për të tejkaluar problemet ekonomike me të cilat përballen qytetarët”, ka thënë Simiq. /Telegrafi/

……………………

Hoti: Ministri të shkarkohet derisa të qartësohen akuzat

(E plotësuar)- Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, në këtë moment është i pafajshëm por atë që po kërkon LDK është të shkarkohet derisa të qartësohen të gjitha akuzat publike nga 20 persona.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes IPA, tha se i ka kërkuar kryeministrit që të jetë korrekt me opozitën pasi që do të ketë nevojë për të për votimin e marrëveshjeve.
…………………….
Andin Hoti : Mos të merremi me Rikallon!

(E plotësuar)- Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka folur për herë të parë në foltoren e Kuvendit. Ai është shprehur i pakënaqur që Kuvendi sot po diskuton për cështjen e një ministri serb, sic është, Nenad Rikallo.

Ai thotë se gjendja e rinisë në vendin tonë është tejet shqetësuese.

“Që koka shumë i rëndësishëm ky Rikallo po e shof qe 3 orë tu diskutu për të se sa për programin e qeverisë. Ju bëjë thirrje që t’i kthehemi punës që jemi për Kuvend, për ligjin e rinisë. Rinia në Kosovë është keq. /Telegrafi/
……………………

Rugova-Rikallos: Është e rrugës ta lironi pozitën

(E plotësuar)- Deputeti i LDK-së, Naser Rugova iu ka drejtuar ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, duke i thënë se ka qenë e rrugës që vet ai ta lirojë pozitën dhe t’i jap mundësi organeve të drejtësisë që ta bëjnë punën e vet, kurse, kryeministri Haradianj ta emërojë dikë tjetër.

Kjo pasi janë 20 qytetarë që po pretendojnë se ai ka kryer krime gjatë luftës. Ai po ashtu i ka thënë deputetëve që të kenë kujdes dhe mos ta bëjnë punën e organeve të drejtësisë./Telegrafi/
……………………..

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se me Listën Serbe nuk kanë diskutuar për asnjë lloj pazari, përveç propozim-marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është betuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, me Kushtetutën e vendit.

“Betimi kur është dhënë është dhënë në këtë sallë, me këtë Kushtetutë, në këto ulëse. Pos atij betimi, nuk kam ndonjë marrëveshje tjetër, është propozim-marrëveshje për bashkëqeverisje të cilën s’kemi pas kohë t’a nënshkruajmë”, tha Haradinaj.

Ai tha se kjo Qeveri është heterogjene dhe mund të mos ketë pajtime në pika të ndryshme programore.

Këto deklarata ai i bëri pas fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili tha se ministri Nenad Rikallo është i vetmi nga ministrat që nuk ka votuar programin e Qeverisë.

Haradinaj shtoi se ende ekziston dilema publike nëse Rikallo ka kryer krime lufte në Kosovë, meqë ata 20 dëshmitarë që e akuzojnë atë, janë taksapagues të vendit e bashkatdhetarë.

“Askush nuk po synon të ikë nga përgjegjësia, por duhet të jemi të kujdesshëm në hapa”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori