Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përgatitur një letër drejtuar parlamenteve të vendeve mike, për të kërkuar nga ta hartimin e rezolutës që në mënyrë zyrtare të njohin Serbinë si shkaktar të krimeve në Kosovë.
Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj thotë se kjo është iniciativë e mirë, duke shtuar se e rëndësishme është që të gjithë të jenë unik.
“Është mirë iniciativa e kryetarit Veseli, është me rëndësi që të gjithë të jemi unik, pra kjo është një temë që buron nga e drejta e viktimave, e drejta humane. Duhet të mbrohet pra e drejta e asaj që ka ndodhur dhe janë krime makabre që kanë ndodhur në Kosovë”, ka përfunduar Haradinaj.
I pyetur nëse është optimist për mbështetjen ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, meqë disa vende luftën e Kosovës e konsiderojnë konflikt dhe jo luftë, Haradinaj tha se e vërteta për krimet që janë kryer në Kosovë, nuk mund të mohohet dhe se kjo vërtetë është dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës.
“Unë mendoj që e vërteta e Kosovës nuk mund të mohohet, e vërteta e krimeve të shtetit serb, të instancave më të larta, disa prej tyre janë faktuar edhe në Gjykatën e Hagës, edhe në gjykata të tjera, mirëpo është me rëndësi një vendim institucional i Kosovës që me të vërtetë të vlerësohet se çfarë ka ndodhur në vend, por njëkohësisht edhe të mbrohet e drejta e viktimave, e drejta e dhimbjes, të mbrohet nga ofendimi, nga mohimi nga të gjitha ato”, tha Haradinaj.
Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës është formuar edhe një komision i përkohshëm, i cili do të hartojë një rezolutë, përmes së cilës do të dënohen mohimi i krimeve dhe gjenocidit në Kosovë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos