LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përkujton masakrën e Dubravës: Ende askush nuk është gjykuar për këto krime

Haradinaj përkujton masakrën e Dubravës: Ende askush nuk është gjykuar për këto krime

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën në Burgun e Dubravës, të ndodhur rreth 23 vjet më parë.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se edhe pse këto masakra janë të dëshmuara deri në detaje askush ende nuk është gjykuar për to.

“22 maji 1999, gjithashtu kujtohet për dhunën e gjakatarëve, që kaploi dhe qytetin e Vushtrrisë, në tentim të zhdukjes së qenies shqiptare. Edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara deri në detaje, askush ende nuk është gjykuar. Dhembja për të rënët është e madhe, e mos-vendosja e drejtësisë vetëm se mban të freskëta plagët e shpirtit”.


Tutje kreu i AAK-së, shtoi se shteti serb edhe më tutje refuzon të përgjigjet për krimet e bëra në Kosovë, duke e mohuar të vërtetën.

“Rruga deri te liria ishte e vështirë dhe me shumë sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet, e Kosova vazhdon betejën për të vërtetën” shkroi Haradinaj.

Masakra e Burgut të Dubravës është kohë lufte e vrasjes së të paktën 99 të burgosurve shqiptarë të Kosovës dhe e plagosjes së rreth 200 të burgosurve në burgun e Dubravës, në veri-perëndim të Kosovës më datat 22-24 maj 1999./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori