LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për sukseset e alpinistes Mula: Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin unik dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës

Haradinaj për sukseset e alpinistes Mula: Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin unik dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës

Ajo ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke pushtuar majat më të lartë të botës.

Bëhet fjalë për alpinisten pejane, Arineta Mula, e cila së fundit është ngjitur në majën më të lartë në Evropë, Elbrus në Rusi, ku ka vendosur flamurin e Kosovës.

“Për Kosovën Tonë”, kishte shkruar ajo, duke postuar në Facebook një fotografi me flamurin e Kosovës në duar.


Kjo ka bërë që gjatë ditës së sotme të ketë një takim mes sportistes dhe kryeministrit kosovar, Ramush Haradinajt.

Ky i fundit ka falënderuar me këtë rast pejanen për promovimin e një imazhi të mirë të Kosovës dhe i ka dëshiruar suksese të reja.

Të gjitha lajmet rreth Arineta Mulës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arineta Mulës

“Flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula. Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, Mula ka bërë të ditur javë më parë se ka pasur ndihmë institucionale prej shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori