Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ia ka bërë me dije ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, se ai kurrë nuk do të mund t’i fusë duart në Kosovë si shefi i dikurshëm i tij – Millosheviq.“Ministri i jashtëm serb, Daçiq, është më i lig se Ati shpirtëror i tij, Millosheviqi Kur dikush te akuzon për diçka që nuk e ke bërë, atëherë akuzuesi ose ka bërë diçka të tillë vet, ose e ka ndërmend ta bëjë. I tillë është Ivica Daçiq, vetëm se e ka kot se më kurrë më nuk do të mund të ketë fuqi t’i fusë duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten. Ky ende nuk e ka kuptuar që Millosheviqi nuk jeton më, prandaj nuk jetojnë as shpifjet e tij monstruoze, sado që Daçiqi, ka kohë që sillet si një Millosheviq i vogël. Unë kam qenë burrë dhe nga pozita e kryeministrit jam përballur me drejtësinë ndërkombëtare dhe nuk jam fshehur si ai e shokët e tij pas xhenazës së Millosheviqit. Zanati i tyre është të prodhojnë dëshmitarë të rrejshëm dhe hiq s’është larg mendsh që të njëtët edhe t’i vrasin vet! Ai nuk meriton të trajtohet as si kundërshtar, sepse është më i lig se Ati shpirtëror i tij-Millosheviqi!, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/