LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas Konferencës së Unitetit: U hetua dëshira për përafrim qëndrimesh

Haradinaj pas Konferencës së Unitetit: U hetua dëshira për përafrim qëndrimesh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para medieve pas përfundimit të Konferencës së Unitetit, përmes së cilës synohet bashkërendimi i qëndrimeve të partive parlamentare për marrëveshjen finale me Serbinë.

Haradinaj i prezantoi dy konkluzionet kryesore para gazetarëve, duke thënë se u pajtuan të gjithë pjesëmarrësit se SHBA duhet të jetë udhëheqësja e dialogut, ndërsa mbetet përpjekje për t’u bërë për t’u përafruar rreth taksës.


“Duhet të ecim me Amerikën, si udhëheqëse e dialogut. Për taksën kemi dallime, ne si Aleancë jemi që taksa të mbahet deri në njohje. Është e rëndësishme që të përkrahet energjia që vjen nga Shtëpia e Bardhë”, tha Haradinaj.

Kryetari i i AAK-së tha se gjatë takimit, është hetuar një dëshirë për përafrim qëndrimesh, ndërsa tha se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka kërkuar falje për mospjesëmarrjen për shkak të angazhimeve.

“Isa Mustafa ka kërku falje për mospjesëmarrje, për shkak të angazhimeve. Por ka kërku që të ketë një takim tjetër ditëve të ardhshme”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj theksoi se është kohë e papërshtatshme që tani të ketë luftë të brendshme mes institucioneve. Sipas tij, duhen bërë përgatitjet për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Lufta mes institucioneve tani është e pakohë shumë. Unë mendoj mohimi i njëri-tjetrit, nuk besoj se ka me fitu njëri në këtë mohim të ndërsjellë. Unë e di kush ka me humbë, e ajo është Kosova. Një marrëveshje përfundimtare që po flitet se mund ta kemi, do të mund të ishte një zhvillim i ri. Prandaj mos të zihemi të papërgaditur”, theksoi ai.

Po ashtu, Haradinaj tha se taksa nuk është menduar që të jetë e përjetshme, por tha se çmimi i saj duhet të jetë njohja nga Serbia.

“Taksa nuk është mendu me qenë e përjetshme, por deri në njohje. Mendoj se ka qenë i gabueshëm ofertimi i hershëm nga Kurti e Osmani. Mendoj se është dashur të mirret parasysh koha se kur të heqet kjo taksë. Ky veprim e ka nxjerrë Kosovën para një akti të kryer”, tha në konference me gazetarët Haradinaj.

Në pyetjet e gazetarëve, ai tha se taksa nuk i dëmton marrëdhëniet me SHBA-në, por përçarja.

“Marrëdhëniet me Amerikën i dëmton mosuniteti. Kur kemi qenë unik, Amerika na ka përkrahë. Siç është çështja e Ushtrisë. Për çështjen e taksës nuk kemi pasur unitet”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori