Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se pas votimit të Parlamentin Evropian, vendimi për heqjen e vizave mund të ndodhë në qershor, por tha se nuk mund të japë një datë të saktë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Ai këto komente i bëri pas akademisë përkujtimore në nderim të masakrës së Lybeniqit, i pyetur nga mediat se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pasi tash së fundi Parlamenti Evropian ka votuar sërish pro heqjes së tyre.
Kreu i Ekzekutivit tha se votimi i dytë që ka ndodhur në Parlamentin Evropian për vizat mund të përshpejtojë marrjen e vendimit për qershor, por nuk mund të garantojë se një gjë e tillë mund të ndodhë me siguri.
“Po punojmë që me ndodh, s’mund të garantojmë, edhe s’guxojmë me dhanë data se po na kritikojnë, edhe këtu, edhe më larg, po punojmë që të ndodhë, është e drejtë të ndodhë. Besoj që disa sinjale edhe ju po i hetoni, disa zhvillime më të mira, por nuk është punë e kryer. Duhet punuar me kujdes. Shumë ka qenë mirë që është votuar në parlament prapë të BE-së, se sikur të mos ishte votuar është dashur të pritet konstituimi i Parlamentit të ri. Do të thotë nuk humbim kohë. Vota e dytë që ka ndodhur në Parlament të BE-së është pikërisht për të mos humbur kohë. Me votën e dytë është mundësuar që edhe në qershor të merret vendimi”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se edhe në takimin që ka pasur sot me zyrtarët gjermanë ka kërkuar që Berlini të marrë përsipër t’ua shpjegojë vendeve tjera të Evropës rëndësinë e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që më në fund t’i jepet fund izolimit të lirisë së lëvizjes.
“Me të drejtë e ka Igori, falënderoj edhe Tanjën dhe të gjithë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Sot kishim vizitorë të rëndësishëm prej Berlinit, mendoj që nuk jemi në drejtim të keq, por vetët ka shkuar shumë gjatë dhe meritojmë të drejtën të lëvizim lirshëm. Unë i kam siguruar çdo herë se as nuk shkojnë njerëz refugjatë, as nuk shkon krimi atje, por vetëm mundësia e lëvizjes së lirë. Kemi nevojë për një vend sponzorizues me mund këtë ta bëjë Berlini për t’i shpjeguar qeverive të tjera se ka ardhur koha”, theksoi ai.
Duke folur rreth çështjeve të pagjeturve, Haradinaj tha se do të ketë një përmirësim ligjor të statusit të kategorive të pagjeturve dhe martirëve.
“Është një skemë që i trajtoj si kategori me ligj, por është një ligj i mangët shumë, pasi nuk është bërë si duhet në atë kohë. Ne i kemi zgjidhur në mënyrën më të mirë çështjen e viktimave të dhunës seksuale, kategoritë e lirisë, familjet e dëshmorëve, luftëtarët, invalidët, edhe ato janë ligje më të avancuara. E vetmja kategori që ka mbetur janë të pagjeturit, por edhe martirët, pasi edhe kur gjendet i pagjeturi, atëherë familja kalon në kategori të martirit. Jemi duke e përgatitur ligjin dhe besoj që për dy-tri javë do ta kemi në qeveri, por s’po guxoj t’i jap detajet tash që janë në diskutime, por do të ketë një përmirësim ligjor të statusit të kategorive të pagjeturve dhe martirëve”, ka thënë Haradinaj./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje