I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka mbajtur tubim me qytetarët e Deçanit.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë.


“Mos të harrojmë diçka, me Serbinë jemi nda me luftë. Kurrkush nuk e di më mirë se ne qysh mundemi me u marr vesh me Serbinë.

Serbia, sa të beson që ne i japim diçka, nuk ka me u marr vesh me ne. Veç kur e din që s’merr kurrgjë prej neve, veç atëherë ka me u marr vesh me ne”, ka thënë Haradinaj.