LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës

Haradinaj: Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas komunikatës, Haradinaj pas takimit ka thënë se kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pata nderin të pres Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën euroatlantike të Kosovës, përfshirë Planin Aksional për Anëtarësim të Kosovës në NATO”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Me Ambasadorin Hargreaves, biseduam gjithashtu për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi, deri në certifikimin e rezultateve. Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Vlerësojmë lart përkrahjen e vazhdueshme të Londrës për konsolidimin e shtetit tonë dhe forcimin e demokracisë, si dhe angazhimin e tyre për stabilitetin në rajon”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori