LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kroacia tradicionalisht ka përkrahur Kosovën

Haradinaj: Kroacia tradicionalisht ka përkrahur Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Kroaci, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, sot ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë dhe po vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës, në konsolidimin ndërkombëtar të saj.


Siç njofton Zyra e kryeministrit, Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës i vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin kroat duke e marrë si shembull të mirë për rrugëtimin euroatlantik.

“Kroacia tradicionalisht ka përkrahur Kosovën, edhe atëherë kur Kosova nuk kishte pozicion të barabartë kushtetues me njësitë tjera federale”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke kërkuar që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të thellohen edhe më tepër, kryeministri Haradinaj tha se Kroacia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës dhe ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes rritjes së investimeve që do të ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se përkrahja e Kroacisë si vend anëtar i BE-së është e një rëndësie të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, me theks të veçantë liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, INTERPOL dhe UNESCO.

Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuara në integrimin e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe komunitetin kroat.

Ndërkaq, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, tha se Kroacia do të jetë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj eurointegruese.

Poashtu, ai tha se Kroacia do të jetë partnere dhe lobuese e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori