LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime

Haradinaj: Kosova ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime

Liria ekonomike e Kosovës ka marrë vlerësim pozitiv nga Heritage Founndation, duke u ranguar më mirë se disa vende të rajonit dhe BE-së. Kjo është dëshmi e orientimit tonë për ekonomi të lirë, duke marrë për model ekonomitë më të mëdha në botë si ajo e ShBA-ve. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e organizatës “The Heritage Founndation”, të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme dhe Anthony Kim, menaxher i hulumtimeve dhe autor i publikimit “Indeksi i Lirisë Ekonomike”.

Kryeministri Haradinaj ka informuar Carafano dhe Kim për progresin e Kosovës në fushën e të bërit biznes, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.


Haradinaj, sipas një komunikate të Qeverisë, ka theksuar nevojën e investimeve amerikane në Kosovë, tha se investimet e tyre, ne veçanti në miniera dhe energji dhe jo vetëm me energjinë me thëngjill, por edhe në energjinë e ripërtërishme, si dhe në sektorë të tjerë, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Zona e Veçantë ekonomike Amerikane dhe investimi nga Contour Global, janë vetëm disa nga ato që Qeveria i ka ndërmarrë për ta fuqizuar partneritetin ekonomik me ShBA-të dhe dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për investitorët e huaj, në këtë rast investitorët amerikan”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria është e përkushtuar për stabilitet politik dhe institucional, një funksionim më i mirë i gjyqësorit, luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e infrastrukturës.

The Heritage Foundation është Institucion konservator i hulumtimit dhe edukimit në Uashington që harton dhe promovon politikat publike të bazuara në parimet e ekonomisë së lirë të tregut.

Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016. Në renditjen botërore për vitin 2018, Kosova zë vendin e 56 me gjithsejtë 66.6 pikë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori