LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon që Daci të përfshihet në dialogun me Serbinë

Haradinaj kërkon që Daci të përfshihet në dialogun me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon.

Sipas një njoftimi, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar akademik Dacin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në proceset në të cilat është duke kaluar Kosova, me theks të veçantë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe procesin e dialogut me Serbinë.

“Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga akademik Daci, që në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, të përshihet edhe më shumë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, kontributi i së cilës do të ishte shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.


“Kontributi dhe roli juaj dhe i institucionit të cilin e drejtoni do të ishte i rëndësishëm për vendin, pasi që jemi në një situatë mjaft delikate dhe duke u përballur me definimin e shumë çështjeve të cilat janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, po sipas njoftimit, kryetari e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, tha se institucioni të cilin e udhëheq do të ofroj kontributin e vet dhe përkrahjen e gjithanshme për vendin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori