LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë (Dokument)

Haradinaj kërkon zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga ai që në kuadër të mandatit të tij të angazhoj të gjithë mekanizmat për ndriçimin e plotë të vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës, si dhe zbardhjen e secilit rast të pandriçuar të vrasjeve të profilit të lartë, qoftë politik apo ushtarak, duke ofruar përkrahjen e tij dhe të Qeverisë qoftë kadrovike apo financiare.

Lexojeni të plotë letrën e Haradinajt, drejtuar kryeprokurorit Lumezi:

I nderuari z. Lumezi

Duke respektuar kompetencat tuaja të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,

Duke respektuar legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës,

Duke marrë parasysh rëndësinë vitale që ka ndriçimi i plotë i ngjarjeve të rënda  për vendin,

Kërkoj nga ju që në kuadër të mandatit tuaj, të angazhoni të gjithë mekanizmat për ndriçimin e plotë të vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës, si dhe zbardhjen e secilit rast të pandriçuar të vrasjeve të profilit të lartë qoftë politik apo ushtarak.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se ndriçimi i këtyre veprimeve kriminale do të ndihmojë shoqërinë tonë që të ketë qartësi të plotë rreth këtyre ngjarjeve kriminale, por, njëkohësisht do të bëjë që drejtësia të vihet në vend.

Me këtë kërkesë, dua të theksoj fuqishëm se si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam gatishmërinë e plotë që në kuadër të autorizimeve kushtetuese dhe ligjore, t’ju ofroj gjithë përkrahjen e nevojshme financiare, kadrovike, dhe çdo përkrahje tjetër që mekanizmat tuaj të sigurisë dhe ato hetuese e konsiderojnë të nevojshme.

Me respekt! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori