LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije!

Haradinaj: Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në një vizitë në Mitrovicë, ku është takuar me qytetarë, prej nga i ka bërë thirrje BE-së që të mos përdor standarde të dyfishta me rastin e Kosovës.

“Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije. Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjtë tanë, jemi këtu jo për t’u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së. Kërkojmë prej tyre që të mos përdorin standarde të dyfishta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ky është postimi i plotë:


Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije!

Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjtë tanë, jemi këtu jo për t’u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së. Kërkojmë prej tyre që të mos përdorin standarde të dyfishta.

Ky vend këtu, kjo që shohim me veri, është standard i dyfishtë. Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut. Sepse janë njerëz të këtij vendi dhe janë njerëz në shtëpitë e tyre, në tokën e vet.

Dhe ne jemi që ata të ndjehen zot shpije në shtëpitë e veta, në tokën e vet, por jo ta lëmë në pasiguri.

#KaArdhëKoha

RH