Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se po shpresojnë që të kenë një kandidat unifikues, një propozim të ri dhe të votohet sot kreu i Kuvendit.

Ai tha se ka dëgjuar disa mundësi që do të ketë përpjekje për kandidaturë unifikuese.


“Votimi është i hapur... mund të ndryshojë mënyra e votimit nëse është vullneti i deputetëve, por nëse s’ka vullnet nuk mundet”, tha ai.

I pyetur nëse do t’i përgjigjej pozitivisht ndonjë ftese për takim nga Kurti, ai tha se në këtë periudhë është i zënë.