LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Janë rrenca ata që thonë se kemi fal Qakorr e Kullë

Haradinaj: Janë rrenca ata që thonë se kemi fal Qakorr e Kullë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka i ka quajtur hileqar që gënjejnë, ata që thonë se është falur Qakorri dhe Kulla.

Haradinaj këto komente i bëri në akademinë përkujtimore për dëshmorët e brigadës 136-Rugova, ku tha se duhet të krijohet një komision i përbashkët i Kosovës dhe Malit të Zi për të vendosur pikat kufitare. Ai shtoi se komisioni i Kosovës nuk guxon të vendos gurin pa e respektuar atë që ka votuar parlamenti i tij me mbi 80 vota.

Haradinaj ka paralajmëruar se nëse komisioni i përbashkët nuk pajtohet për ta vendosur pikën kufitare në Qakorr e Kullë, atëherë kjo çështje do të përfundojë në gjykatë.


“Askush nuk ka luftuar për adresa politike, të gjithë kanë luftuar për këtë tokë të shenjët të mirja vjetëve që ka qenë shumë më e madhe por që ka mbet sa është sot. Sikur të mos luftohej nuk ish as kjo, sikur të mos luftohej me nder e pa u përqa, na zvogëlohet edhe kjo, nuk do ta lejojmë të zvogëlohet. Janë rrenca, janë ata që tërë historinë e shqiptarëve kanë shtirë pyka që thonë se kemi fal Qakorr e Kullë, nuk është ashtu. Parlamenti i Kosovës në të njëjtën ditë me një votë, i ka votuar tri dokumente”, tha Haradinaj, duke shtuar se është marrëveshja e më hershme që ka hy borxh Kosova këtë për kufirin, pastaj një deklaratë e dy presidentëve e dy presidentëve dhe e treta është raporti i komisionit shtetëror të Kosovës që e gjen gabim në atë marrëveshje.

Ai shtoi se kush nuk e tregon këtë të drejt po bën hile. Haradinaj tha se Kosova dhe Mali i Zi duhet ta bëjnë një komision të përbashkët për ta vendosur gurin e kufirit.

“Ai komision i Kosovës nuk guxon me qit gurin pa e respektuar atë që ka votuar parlamenti i tij, mbi 80 vota, që është deklarata për korrigjim në drejtim të Qakorrit e Kullës, që raporti i komisionit shtetëror që e gjen gabim atë marrëveshje. Kjo është e vërteta. Nëse nuk merremi vesh që duhet t’i vendosim gurin në Qakorr e Kullë me Malin e Zi, atëherë përfundojmë në gjykatë, por shkojmë të ndërtuar nuk shkojmë duar thatë, sepse Parlamenti i jonë ka votuar raportin e komisionit shtetëror Bulliqi, a e merreni vesh çka po iu them. Ata hilegjit janë asi që i kanë shti nerskamcat me na dobësuar nëpër shekuj, nuk duhet ta dobësosh një vëlla tëndin që po punon e po mundohet me e nxjerr një të drejt të vendit tënd, të fëmijëve të tu, për çka duhet ta dobësojmë atë, për çka duhet me shti hile, për çka duhet me dal me rrejt ka të munden, është marre, çka thonë një ditë kur të kthehet në Qakorr e Kullë, çka kanë me thënë atë ditë, a do të kërkojnë falje juve e neve, jo”, tha ai.

Haradinaj shtoi se nuk po punon për AAK-në e për t’ia rrit do vota AAK-së, PDK-së e Nismës, por për fëmijët tanë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Lajme
Kalo në kategori