I nominuar për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj, sot gjatë vizitës në Trepçë tek Sindikata e Pavarur e Minierave tha se kërkesat e punëtorëve ishin të shumta.
Ai u shpreh optimist se me qeverisjen e tij do të bëhet përmirësimi i kushteve në gjigantin ekonomik dhe se Trepça do të fillojë punën.
“Kryetari Shyqri Sadiku dhe bashkëpunëtorë të tjerë paraqiten kërkesa që janë shumë reale që kanë të bëjnë me stazhin e punës, me pensionet daljen në pension që kanë të bëjnë me punësimin pastaj edhe me kushtet tjera gardëroba, mjetet e dëmtuara në punë. Kishte edhe probleme të tjera që lidhen me menaxhmentin me dukuritë e këqija, por ajo që mendoj që kemi ra dakord sot të gjithë është se do të punojmë si palë bashkë, edhe qeveria, sindikata, menaxhmenti për me mujt me u nis Trepça, jam optimist se ka me u nis” , tha Haradinaj.
E kryetari i sindikatës së Trepçës, Shyqri Sadiku në takimin me kryetarin e AAK-së njëherit i nominuar për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj i parashtroi disa kërkesa që sipas tij, janë jetike për të gjithë punëtorët.
“Një ndër kërkesat ka qenë të bëhet ligji për pensione dhe atë të merret mesatarja e 3 pagave të fundit me 70 %. Kërkesë e dytë ka qenë të numërohet starti i punës nga viti 1999 e tutje dhe kërkesa e 3 të bëhet një memorandum i mirëkuptimit mes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Sindikatës së Pavarur dhe menaxhmentit të Trepçës, që të gjithë punëtorët që kanë qenë në marrëdhënie pune dhe kanë vdekur dhe punëtorët që shkojnë në pension të ju merret një fëmijë në punë. Besoj që na premtoj që këto kërkesa kanë me u realizu dhe shpresojmë në një qeveri të ardhme dhe besoj që kanë me u realizu, janë jetike këto kërkesa për neve dhe i hapin rrugë në të ardhmen e zhvillimit të Trepçës”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës