LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Fox Marble brend ndërkombëtar i Kosovës

Haradinaj: Fox Marble brend ndërkombëtar i Kosovës

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot vizitë pune në ndërmarrjen “Fox Marble”, ku është pritur nga drejtori menaxhues i saj për Kosovën, Naim Rrustemi dhe përfaqësuesi i zyrës së Fox Marble në Londër, Jonathan Mitchell.

Ai tha se Fox Marble nga Kosova është kompania e parë e regjistruar në bursën e Londrës nga viti 2012 dhe operon edhe me ekspertizë të jashtme.

“Ajo që është me rëndësi, qarkullimi vjetor është rreth 1 milion e 200 mijë euro, njëkohësisht 99 për qind të prodhimeve i eksporton, pra prodhimet e Fox Marble, arrijnë në Kinë, Indi, Angli, Amerikë, Turqi dhe Dubai”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai ka shtuar se vlera e investimeve në këtë kompani është 6 milionë euro, ndërsa në miniera rreth 8 milionë euro, numri i punëtorëve 76, ndërkaq planifikimi i investimeve për vitet që vijnë është rreth 20 milionë.


“Arsyeja e vizitës së sotme është që ta sigurojmë këtë operator ekonomik, rëndësia e të cilit është se lënda e parë është e Kosovës, produkti final është i Kosovës dhe ky produkt përfundon në eksport”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se kjo veprimtari mund t’i bëjë emër Kosovës dhe përmes këtyre prodhimeve jo vetëm në planin ekonomik, por edhe në ato vende që ende nuk na kanë njohur.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se Qeveria e Kosovës do të ofrojë përkrahjen në të gjitha veprimet që janë detyrë e Qeverisë.

Naim Rrustemi, drejtori menaxhues i Fox Marble, falënderoi kryeministrin për vizitën, duke thënë se janë kompani që bëjnë nxjerrjen dhe përpunimin deri të produkti final të gurëve dekorativ-mermerëve. “Kjo është një lloj përpjekje që të vendoset një industri e re në Kosovë, siç është industria e përpunimit të gurëve dekorativë. Deri më tani Kosova ka pas vetëm importe për gurë dekorativë ndërsa tani ne ofrojmë edhe eksporte”, tha Rrustemi, duke treguar se eksportojnë në shumë vende të botës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori