LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Diaspora jonë duhet t’i kenë pronat e tyre në emrin e tyre

Haradinaj: Diaspora jonë duhet t’i kenë pronat e tyre në emrin e tyre
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë për Projektligjin për të drejtat pronësorë për shtetasit e huaj.

Haradinaj tha se Projektligji përcakton saktë dhe decidivisht se bëhet fjalë për shtetasit e Bashkimit Evropian.

“Ligji e përcakton saktë me paragrafin 65 ku shkruan decidivisht se këtu bëhet fjalë për shtetasit e Bashkimit Evropian, pra eksplicit shkruan se u japim të drejta të barabarta të gjithë personave juridik që kanë të drejt të kenë pronë në Republikën e Kosovës”, tha Haradinaj.


Ai bëri thirrje që ti jepet e drejta diasporës së Kosovës që të kenë pronat e tyre në emrin e tyre.

“Sot e kemi 5 vjetorin e MSA-së të cilin e kemi marrë për obligim që ta trajtojmë këtë ligj. Sa i përket mazhorancës, ne kemi pasur raste kur i kemi kaluar ligjet shumë me rëndësi, dhe dua të them se ky Ligj do të kaloj, por është shumë me rëndësi ta themi se më mirë është të kaloj sot, të kalojë më pastaj në procedurë të bëhet ndryshimi dhe plotësimi nëse ka vërejtje dhe sugjerime në mënyrë që ti japim të drejtë diasporës sonë të posedojë pronat në emrin e tyre ashtu sikur të gjithë të tjerët”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori