Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sonte në ceremoninë përmbyllëse të aktiviteteve me rastin e 550 vjetorit të Skënderbeut.
Haradinaj edhe në këtë takim, e kundërshtoi ashpër mundësinë e shkëmbimeve të territoreve, si zgjidhje finale me Serbinë.
Duke folur për këtë çështje, Haradinaj deklaroi se Kosova e Shqipëria janë të rrethuara me tokën e vetë, që sot e kanë shtetet tjera, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka në Kosovë, tokë të një populli tjetër, mbane në mend këtë. Ne nuk jemi refuzues, këtu jetojnë të gjithë. Kosova e Shqipëria kufizohet vetëm me tokë të vetë, pra ne kufizohemi vetëm me tokën tonë, e cila sot është e dikujt tjetër. Nëse ka të drejtë të Zotit, duhet t’iu themi të gjithëve, fqinjëve e miqëve ne nuk kemi tokë të huaj në shtetin tonë”, ka thënë Haradinaj.
Ai edhe një herë u shpreh i bindur se Kosova nuk do t’i jap tokë askujt.
“Jemi të rrethuar me tokën tonë që është në shtete tjera. Dëshiroj me besu që i takoj brezit, që do ta ndalë këtë praktikë që dikush të merr prej shqiptarëve. Jetoj me këtë bindje, dhe nuk do t’i merr kush më tokë Kosovës”, përfundoi Ramush Haradinaj.
Deklarata të tilla, Haradinaj, në lidhje me tokat e Kosovës, kishte dhënë edhe disa ditë më parë.
Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, Haradinaj ishte shprehur se edhe nëse rrëzohet nga posti i kryeministrit, nuk do të lejojë copëtimin e tokave të Kosovës.
“Deri kur po dojnë miqtë tanë me e la veten dhe me i rëndu shqiptarët. Ne i kemi pranu si miq po nuk bën me i rëndu një popull të vogël. Na vranë e na prenë e tash jepjani edhe një copë toke Serbisë. Le t’ia jep dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon dhe do ta shohim se si do të dalë. Unë sa të jem në këtë Qeveri do t’i grahi kësaj pune, edhe nëse më rrëzojmë prapë pas kësaj pune do të jem”, kishte thënë Haradinaj.
Ky debat tash e sa kohë po zhvillohet në Kosovë, pasi presidenti Thaçi kishte nisur idenë e tij të korrigjimit të kufijve.
Kjo nga shumë analistë e zyrtarë të partive politike në Kosovë, u cilësua si mundësi për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje