Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit.

Gjithashtu, Haradinaj thotë se është diskutuar edhe mundësia që 24 qershori të njihet si Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian.


Shkrimi i plotë: "Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe përfaqësimit meritorë të të gjitha komuniteteve në vend, sot prita në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët biseduam për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit. Duke respektuar secilin komunitet, si vlerë e jona e përbashkët, biseduam edhe për 24 Qershorin, Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian, ku përveç organizimit institucional të kësaj ngjarje, do të shihet edhe mundësia që kjo ditë, të njihet edhe si ditë nacionale e këtij komuniteti"./Telegrafi/

64396814 1214693421988403 3005248755143278592 o

64416644 1214693405321738 2491484741425954816 n

62309570 1214693415321737 5853685569955037184 o