LAJMI I FUNDIT:

Hapja e Notre-Dame, Haradinaj: Krenar që edhe Kosova ndihmoi në rindërtimin e Katedrales

Hapja e Notre-Dame, Haradinaj: Krenar që edhe Kosova ndihmoi në rindërtimin e Katedrales

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka uruar popullin dhe institucionet franceze për rihapjen e monumentit 850-vjeçar, Katedralen Notre-Dame në Paris.

Haradinaj ka thënë se është krenar që edhe Kosova ka kontribu krah vendeve të botës për rindërtimin e këtij monumenti.

“Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po hap sërish dyert e saj pas një rindërtimi të madh. Me 18 maj 2018, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve te vendit u bashkuam me përpjekjet e popullit francez dhe vendeve mike për rindërtimin e saj me një donacion prej 20.000 euro.


Një shumë simbolike e që hasi edhe në shumë kritika shkurt-pamëse të kohës por që sot të gjithëve na bën të jemi krenarë që edhe ne si Kosovë jemi pjesë e familjes së kombeve të lira dhe të qytetëruara që mbeshtet dhe mbron vlerat e kulturës dhe trashëgimisë universale”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka uruar popullin dhe institucionet franceze për rihapjen e Katedrales Notre-Dame.

“Sot, bashkë me popullin francez, urojmë dhe festojmë rilindjen e një monumenti të pazëvendësueshëm 850-vjeçarë të qytetërimit, Katedralen Notre-Dame në Paris”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori