Hapet Qendra e Trajtimit të Obezitetit, “Mënyra e të ushqyerit dhe stresi ndikojnë te shëndoshja”

U hap qendra për përballje dhe trajtim të obezitetit, në qendrën klinike Nëna Terezë, e cila do të shërbejë si referim për diagnostikim dhe trajtim të shëndoshjes. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti me rastin e hapjes, tha se obeziteti është problem serioz dhe ka trend shqetësues në rritje në botë dhe tek ne.
“Obeziteti është problem serioz shëndetësor botëror dhe ka trend shqetësues në rritje në botë dhe tek ne. Nevojitet të ekzistojë qendër integrimi, në të cilin do të drejtohen këta pacientë për trajtim. Pikërisht për shkak të kësaj edhe ne në vendin tonë do të kemi qendër referuese për diagnostikim dhe trajtim të shëndoshjes”- deklaroi Fatmir Mexhiti – Ministër I Shëndetësisë.
Në Maqedoninë e Veriut nuk ka statistika në lidhje me arsyet e humbjes së jetëve ne lidhje me obezitetin. Për këtë endokrinologu Irfan Ahmeti deklaroi se do të bëhet regjistër për personat obez që do të trajtohen në klinikë.
“Me hapjen e kësaj qendre, gjithashtu është e rëndësishme të themi se do të bëhet regjistër për njerëzit që janë obez. Kështu do t’i ndjekim edhe ne pacientët tanë dhe kështu do të kemi edhe statistika direkte për arsyet e humbjes së jetëve në lidhje me obezitetin.”- deklaroi Irfan Ahmeti – Endokrinolog .
Mirëpo cilat janë arsyet e obezitetit sipas endokrinologut Ahmeti?
“E para është mënyra e të ushqyerit keq thënë ndryshe konsumimi i “fast food” ushqimeve, jo aktiviteti fizik, gjithashtu qëndrimi i gjatë para televizorit, kompjuterit”- tha Irfan Ahmeti – Endokrinolog .
Ndërkaq ministri Mexhti nga spektri i neurologut shtoi se gjithashtu në obezitet ndikon edhe stresi.
“Në lidhje me stresin dhe normalisht ajo jeta jo sociale më shumë tek popullata e re, nënkupton nuk kanë aktivitete fizike.”- tha Fatmir Mexhiti – Ministër i Shëndetësisë.
Kujtojmë që në kohën e pandemisë njerëzit obez ishin më të rrezikuarit për të humbur jetën në rast se infektoheshin me COVID-19./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës