Kryetari i Komunës së Pejës së bashku me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme kanë përuruar Qendrën e Mjekësisë Familjare 3, e cila do t'i lidhë tre lagjet e këtij qyteti.

Kjo Qendër e Mjekësisë Familjare do te jetë me standarde të larta dhe do të përfshijë lagjen Karagaq, Kapeshnicë dhe Zatrat.


Për Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, kjo qendër moderne do t'i mundësojë qytetarëve ti kryejnë të gjitha sherbimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë.

perurimi nga Muhaxheri dhe Abdixhiku Prerja e shiritit gjatë përuruimit të QKMF nga Muhaxheri dhe Abdixhiku/ Foto nga Lumir Abdixhiku, Facebook

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka vlerësuar lartë punën e Kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri duke theksuar sipas Abdixhikut, investim i vetëm i komunës së Pejës pa ndihmën nga institucionet tjera.

puntoret

Perurimi

"Qendra është financuar, projektuar dhe ekzekutuar vetëm nga Komuna e Pejës, pa asnjë ndihmesë nga institucionet tjera", ka thënë Abdixhiku transmeton Telegrafi.

Muhaxheri dhe Abdixhiku

Qendra e Mjekësisë Familjare në Pejë do të ofrojë sherbime stomatologjike, gjinekologjike, vaksinimit si dhe sherbimet laboratorike./Telegrafi/.