Është hapur panairi i automjeteve “Prishtina International Autoshow”. Në këtë panair kanë marrë pjesë përfaqësues institucionesh, importues të veturave të reja dhe qytetarë të shumtë.
Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se e ardhmja do të jetë e lidhur me automobilistikën se bashku me energjinë dhe ekonominë digjitale.
“Kjo kërkon investime në infrastrukturë që është me rëndësi, sidomos me krijimin e rrjetit të mbushësve energjetik të makinave, që për këtë falënderoj kompaninë ‘Hib Petrol’ që është e para në vend që ka themeluar disa pika për mbushjen e makinave elektrike”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Sipas tij qëllimi i këtij panairi është përmirësimi i ndotjes së ambientit dhe kostoja më e lirë për qytetarët e Kosovës.
“Ne si ministri së bashku jemi duke punuar me komunën e Prishtinës, dhe me disa donator për të bërë edhe mbushës të tjerë në secilën komunë, duke filluar me Prishtinën. Kjo në mënyrë që Kosova të vendoset në hartat evropiane të makinave elektrike, kjo do ta përmirësoj infrastrukturën. Sa i përket pjesës energjetike, ne kemi përfitim si shtet për arsye se makinat elektrike mund të shfrytëzohen, të mbushen gjatë natës, ku energjia është më e lira, por edhe kemi tepricë energjetike gjithmonë. Qëllimi final është përmirësimi i ndotjes së ambientit dhe kosto më e lirë për qytetarët për këto makina”, ka theksuar Lluka.
Ministri Endrit Shala nga MTI ka thënë se ministria do t’iu ofroj përkrahje shitësve që kanë sjell brendet e tyre.
“Ministria iu ofron përkrahje juve shitës që keni sjellë brendet tuaja këtu, por kërkojmë nga ju një partneritet me Qeverinë e Republikës së Kosovës, që çdo kontakt tuajin që e keni me këto kompani të mëdha ta konsiderojmë mundësi që këto kompani t’i ftojmë që të investojnë në Kosovë. Ne si MTI i kemi marr disa hapa, dhe do të vazhdojmë më tej të krijojmë kushte që investitorët ta kenë më të lehtë investimin e tyre”, ka thënë ai.
Kryetari i shoqatës së importuesve të autorizuar të veturave të reja, Bujar Hoxha, ka thënë se importuesit e këtyre veturave kanë punuar mjaft shumë për këtë ngjarje.
“Falënderoj autoimportuesit e veturave të reja, të cilët pothuajse katër muaj kanë punuar për këtë ngjarje, dhe nuk kanë kursyer fare as mjetet financiare që t’i sjellin të gjitha modelet e reja, për t’i prezantuar tregut të Kosovës. Është një ngjarje që do ta vazhdojmë edhe vitet e ardhshme. Ne jemi në një industri e cila vazhdimisht kontribuon në buxhetin e Kosovës, po ashtu edhe në krijimin e vendeve të punës dhe shpresoj që të kemi përkrahjen e mëtutjeshme të Qeverisë së Kosovës. Andaj shfrytëzoj rastin të hapim Autoshop 2019”, është shprehur ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës