Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus” në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova kanë hapur sot ekspozitën shitëse “Bota përmes syve të mi”.
Ekspozita përmban fotografi të realizuara nga të rinjtë, anëtarë të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në kuadër të programit të trajnimit për fotografi të realizuar.
Drejtoresha e Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri, tha se institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar fëmijët me sindromën down.
“Sot jemi me një ekspozitë me fotografi nga personat me Sindromën Dow. Ky aktivitet është i organizatës Plus mbështetur nga ‘Caritas Kosova’. Në kuadër të këtij projekti janë inkuadruar personat me sindromën down në kursin e fotografisë. Përmes kësaj ekspozite ashtu sikur edhe përmes aktiviteteve të tjera, ne përçojmë mesazh mbi potencialin e personave me sindromën down, mirëpo njëherë edhe sot pikërisht sot këtu në këtë ekspozitë, kërkojmë nga institucionet publike përkatëse që realizimi i të drejtave me personat e sindromës down të jetë prioritet, sepse kjo ekspozitë është fakti më i mirë që nëse një individ me sindromën down ka mbështetjen e duhur ai mund të jetë kontribut dhënës për shoqërinë dhe gjithashtu mund të japë vlera mbarë artistike siç i kemi sot këtu “, tha Beqiri.
Ndërkohë Ridvan Slivova, nga organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim ‘Plus’ tregon se kjo organizatë një ekspozitë të tillë po e organizon për herë të dytë.
“Kjo është ekspozita e dytë e këtij lloji. Pa mbështetjen e donatorëve nuk kemi mundur të fillojmë një ekspozitë të tillë. Donatorët kanë qenë përkrahësit tonë. Kësaj radhe kemi ‘Caritas Kosova’, ndërsa në bashkëpunim me Down Syndrom, kemi bërë një bashkëpunim të mirë me ta ku, të rinjtë e grupit Down Syndrom Kosova arritëm të bëjmë një trajtim të thjeshtë dhe ishte një kënaqësi të punojmë me ta. Organizata Plus e bën për herë të dytë ekspozitën shitëse ku të hollat që mblidhen të gjitha dedikohen në Down Syndrom Kosova. Shitjen do ta bëjnë drejtpërdrejtë anëtarët e Down Syndrom Kosova edhe të hollat shkojnë drejtë për këta të rinjtë, d.m.th asnjë përqindje për ne, qind për qind do të shkojnë të hollat në organizatën e tyre. Fotografitë janë transparente nuk është fotografi në letër është më artistike, është punim në dru, është punim dore”, ka thënë ai.
Të gjitha mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen Shoqatës Down Syndrome Kosova për zhvillimin e mëtutjeshëm profesional të të rinjve.
Ekspozita shitëse me fotografi të transferuara në dru është mbështetur nga Caritas Kosova në kuadër të projektit “SOCIETIES 2 – Mbështetja për Organizatat e Shoqërisë Civile në fuqizimin e shkathtësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe standardet e BE-së në Ballkanin Perëndimor”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës