Spitali i 10-të i Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem në Stamboll dhe i 24-ti në botë!
NE VAZHDOJMË TË SHIKOJMË PËRPARA
Si një zinxhir i njohur globalisht në fushën e mjekësisë dhe Lider në Turqi, Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem vazhdon të rritet me shpejtësi. Grupi hapi spitalin e tij më të ri – Acıbadem Ataşehir – si spitali i tyre i 10-të në Stamboll dhe i 24-ti në botë. Acıbadem Ataşehir njihet për arkitekturën e tij unike, teknologjinë e avancuar mjekësore dhe sistemet digjitale të zhvilluara ekskluzivisht nga grupi në fushën e menaxhimit shëndetësor. Ai gjithashtu tërheq vëmendjen me Departamentin e Pediatrisë në sajë të dizajnit të tij unik miqësor për fëmijët dhe zonave ku fëmijët mund të luajnë në departament, të vendosura në mënyrë të pavarur nga ndërtesa kryesore e spitalit. Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem është një zinxhir global që operon në 5 vende duke përfshirë Turqinë, Bullgarinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Holandën. Tani me hapjen e spitalit më të avancuar Acıbadem Ataşehir, grupi vazhdon të zgjerojë gamën e tij të gjerë të shërbimeve mjekësore. Duke qenë i fundit që hapi dyert e tij, Spitali Acıbadem Ataşehir dallohet veçanërisht për infrastrukturën e tij të integruar digjitale që shërben si shtyllë qendrore për sistemet e menaxhimit shëndetësor, stafin e tij të mjekëve me shumë përvojë dhe teknologjinë e tij të avancuar për diagnostikim dhe trajtim.
Acıbadem Ataşehir ofron trajtime në të gjitha degët e mjekësisë, megjithatë u shërben me një kujdes të veçantë pacientëve pediatrikë, gjinekologjikë dhe onkologjikë, falë dizajnit unik të spitalit dhe veçorive që përshtaten për çdo nevojë të tyre, duke mundësuar kështu që siguria dhe kënaqësia e pacientit të mbahen në nivelet më të larta përgjatë gjithë procesit, nga diagnoza deri te trajtimi. Spitali ka 153 dhoma pacientësh, 298 shtretër pacientësh, 10 salla operacioni për ndërhyrje kirurgjikale, 1 sallë operacioni IVF dhe salla për ndërhyrje të vogla kirurgjikale, endoskopi/kolonoskopi dhe angiografi. I ndërtuar me një sipërfaqe të brendshme prej 65,000 m2, spitali u projektua në një mënyrë të tillë që t’i japi një pamje të re horizontit në Ataşehir. I certifikuar nga LEED, spitali 15-katësh vlerësohet shumë për veçoritë e tij ‘Eko-Friendly’ dhe ‘Smart Building’, duke i dhënë kështu spitalit statusin LEED Gold.
Klinika Private e Fëmijëve me Karusel
E ndërtuar në një godinë të veçantë, arkitektura 2-katëshe e Departamentit të Pediatrisë mirëpret një mjedis miqësor për fëmijët, një mjedis që i mban pacientët fëmijë të argëtuar me aktivitete dhe zona lojërash dhe i largon ata nga atmosfera e spitalit. Departamenti i Pediatrisë funksionon 24 orë me mjekë specialistë nga të gjitha degët dhe nëndegët. Dhomat e vëzhgimit ndodhen pranë hyrjes së poliklinikës dhe kanë akses të veçantë të drejtpërdrejtë për fëmijët me temperaturë dhe infeksione. Për analizat e gjakut dhe vaksinat, fëmijët dhe familjet e tyre mund të vizitojnë njësinë e dedikuar pa hyrë në poliklinikë. Për më tepër, për të kënaqur natyrën lozonjare të fëmijëve, ka një Karusel shumëngjyrësh pikërisht jashtë ndërtesës së pediatrisë, që ata të shijojnë kohën e tyre dhe të argëtohen gjatë qëndrimit në spitalin Acıbadem.
Shërbime speciale për një dërgesë komode
Në Acıbadem Ataşehir, poliklinika e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë ndodhet në katin e parë dhe përbëhet nga njësia e Onkologjisë Gjinekologjike, një Qendër për IVF dhe Qendra e Perinatologjisë. Spitali, i njohur për shërbimet e tij të klasit botëror për nënat shtatzëna, është projektuar i tillë që të gjitha procedurat në lidhje me lindjen dhe pas saj të kryhen në një kat të vetëm, dhe në këtë mënyrë siguron që pacientët të marrin ndihmë në mënyrën më të shpejtë dhe më të përshtatshme.
Qasje holistike ndaj pacientëve onkologjikë
Klinika e Onkologjisë është projektuar posaçërisht për nevojat e pacientëve që i nënshtrohen trajtimeve onkologjike dhe mund të aksesohet përmes hyrjes së saj të veçantë; aty shërbehet nga një ekip specialistësh me përvojë duke përdorur një qasje multidisiplinare. Në klinikë funksionojnë gjithsej 34 Njësi të Trajtimit të Kimioterapisë, 30 prej të cilave janë ambulatore dhe 4 për pacientë të shtruar, të gjitha të pajisura me sisteme të avancuara teknologjike diagnostikuese dhe mjekuese.
Një spital që është shtëpia e artit digjital
Spitali Acıbadem Ataşehir mirëpret vizitorët e tij me një vepër arti digjitale në hyrjen e tij kryesore. Vepra e artit u krijua posaçërisht duke përdorur artin e të dhënave. Të dhënat e 145,580 foshnjave të lindura në spitalet Acıbadem, u përdorën për të hartuar ekskluzivisht një vepër arti frymëzuese për spitalin nga vëllezërit e njohur të të dhënave Hakan-Süleyman Yılmaz, të cilët janë vlerësuar për veprat e tyre të artit digjital në Turqi. Në veprën e artistëve të quajtur “Newborn”, çdo foshnjë e porsalindur përfaqësohet nga një simbol lulesh sipas muajit në të cilin kanë lindur. Vepra artistike nuk do të kufizohet vetëm me foshnjat e lindura në të kaluarën, por tani e tutje çdo foshnjë e lindur në Acıbadem do të zërë vendin e saj në veprën artistike si lulja e saj e re. Në këtë mënyrë, vepra e artit nxjerr në pah veten si një vepër arti digjitale “e gjallë”.
Zyra e Përfaqësisë ACIBADEM në Prishtinë:
Adresa: Rr.’’İbrahim Lutfiu’’,2C Prishtinë-Kosovë
Tel: +383 38 23 40 04
Mob: +383 49 56 34 00
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova