Këngëtari i mirënjohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, mbajti konferencën e tij të parë për media, në Prishtinë.
Kjo konferencë vjen me rastin e shpalosjes së detajeve rreth koncertit solistik “Hapësira e një ëndrre” – ëndërr kjo e cila do t’i realizohet më 19 qershor të këtij muaji në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.
Këngëtari Skënderaj e nisi rrëfimin duke shpalosur detajet e këtij koncerti, të cilin e quan të veçantë.
“Ky është një event i veçantë, disi jo i zakonshëm, është një koncert bashkëpunim midis disa rrymave, unë nëse mund të quhem i rrymës pop, RnB i disa rrymave, kombinuar me muzikën klasike-simfonike, pra me një orkestër mirëfilltë. Është një koncert që ka një të shkuar dhe një histori tashmë, e në pjesën më të madhe do të jetë shumë i ngjashëm por kuptohet që vjen i rinovuar në Prishtinë me disa elemente të reja, vjen me disa këngë të reja që unë kam nxjerrë në këtë dy vitet e fundit të riorkestruara, të përshtatura, është një koncert jo i gjatë por jo i shkurtër, në kuptimin që janë dy ore të mirë, por shpresoj që do jenë dy orë të këndshme”, ka thënë Alban Skënderaj.
Lidhur me atë se çfarë do t’iu ofrojë të pranishmëve, Albani ka premtuar se e gjithë mbrëmja do të ketë mbi 20 materiale muzikore të përgatitura enkas për publikun.
“Janë rreth 20 materiale, por ka edhe disa kolazhe, këngë që do preken, do këndohen janë më shumë se 10. Kështu që unë jam jashtëzakonisht shumë entuziastë, është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe, jemi ende duke bërë prova. Prishtina është një qytet që e do artit, por nga ana tjetër, këtu janë sfidat si kudo në çdo qytet shqiptar, ka vështirësitë e saj, megjithatë duke u nisur nga fakti që është një sfidë që na inkurajon për të bërë diçka të mire, kjo energji që ka nisur shumë pozitive, shpresoj se do vazhdoj deri në fund”, ka thënë këngëtari.

“Hapësira e një ëndrre” duket të jetë si një lloj përmbledhje e arritjeve të shumta në karrierën e këngëtarit, gjë të cilin ai e kurorëzon me një titull të tillë.
“Është një koncert disi le të themi shumë delikat dhe është pak historik në kuptimin e karrierës sime. Shumë i rëndësishëm si një moment kulmor i karrierës time, e kështu që është personal. Unë përveçse këndoj, për ata që më kanë ndjekur në vitet e fundit, unë përveçse këndoj kam dëshirë edhe të flas. Është shumë e rëndësishme që të ndajë nga jeta ime, nga përvoja ime, të kujtoj momentet që unë kam kompozuar ato këngë, kështu që me të vërtetë është 360 gradë Alban Skënderaj”, tha më tej ai, duke cituar faktin se ëndrra e tij duket se po merr hapësirën e vet.

Në detaje të shkurtra, këngëtari ka cekur edhe mënyrën se si po ecin zhvillimet për koncertin, që do të mbahet në mbrëmjen e 19 qershorit.
“Gjërat po ecin mirë jam shumë i lumtur, shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë vrapuar për biletat. Ne i kemi mundësuar biletat më përpara, dhe është një sallë që besoj e mbështet shumë mirë këtë projekt. Nuk dua të duket klishe, por unë kam bërë shumë ëndrra realitet në Prishtinë, ka qenë gjithmonë një fat për mua, një hap i mbarë, kështu që edhe ky koncert që në fillim duket se ka marrë rrugën e duhur për të gjetur ëndrrën dhe hapësirën e vet”, ka thënë Skënderaj.
Përndryshe, organizatorja Uarda Koçi mori gjithashtu fjalën për të dhënë detaje rreth biletave të cilat mund të blihen online, por një gjë e tillë është mundësuar edhe në formën fizike, pasi të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në Sallën “1 Tetori”, për të blerë një të tillë.

Lura Elezi, e cila është përgjegjëse për pjesën kreative të koncertit, tha se për “Hapësira e një ëndrre”, janë menduar disa befasi, por që janë të hapur për sugjerime për të gjithë ata që mund të shprehin interesim për të bërë një befasi të këndshme për dikë të dashur atë natë, pasi fokusi kryesor i koncertit është ndërlidhja e këngëtarit me jetën sociale të njerëzve të thjeshtë.
Biletat e koncertit në versionin online mund të blihen në faqen e “Pentagrami.al”, si dhe në të gjitha pikat Moneta – Moneygram në Kosovë, Rave Travel në Kosovë dhe në të gjitha pikat EasyPay në Shqipëri. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Lady Gaga për problemet e saj me shëndetin mendor: Kam humbur kontaktin me realitetin

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa