LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° lightrain

“Handikos” në Prizren thekson rëndësinë e mbështetjes për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara

“Handikos” në Prizren thekson rëndësinë e mbështetjes për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Dega e “Handikosit” në Prizren, të hënën, ka realizuar një takim me nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 3 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Me këtë rast janë diskutuar sfidat me të cilat përballen këto familje, duke theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes dhe fuqizimit të tyre, raporton Telegrafi.

“Gjatë kësaj tryeze, diskutuam për sfidat dhe shqetësimet që po përjetojnë këto familje dhe ndamë ide për të adresuar nevojat e tyre më urgjente”, thuhet në njoftimin e “Handikosit” në Prizren.


Kjo organizatë ka bërë të ditur se ky takim është realizuar falë mbështetjes së “Save the Children Kosovo” që ka treguar përkushtim për fuqizimin e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara, raporton Telegrafi.

Paraprakisht, Handikos në Prizren me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ka përkujtuar se sfidat, hallet dhe nënçmimet me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara nuk janë dobësi, por shtytje për forcë dhe dinjitet. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori