Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenisë për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, ndërsa u tha se u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe proceset me interes të ndërsjellë.
Hamza e njoftoi ambasadorin Blaj për situatën politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të vendit.
Kryetari i PDK-së, Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e ambasadës sllovene në Kosovë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset ndërkombëtare.
Tutje në njoftim thuhet, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson mbështetjen e Sllovenisë dhe mbetet e angazhuar për forcimin e partneritetit me vendet mike dhe aleate të Kosovës. /Telegrafi/





















































