LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Partnerët e koalicionit e trafikuan buxhetin në mënyrë klandestine

Hamza: Partnerët e koalicionit e trafikuan buxhetin në mënyrë klandestine

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza tha se dje në një seancë të jashtëzakonshëm, me një procedurë të pazakonshme, partnerët e koalicionit kanë aprovuar një ligj mjaft të rëndësishëm për vendin.

Ish-ministri i Financave, tha se kërkesa e tyre ka qenë t’iu mundësohet deputetëve të kenë projektligjin dhe të punojnë të paktën për një ose dy ditë që mandej të diskutohet.


Sipas Hamzës, partitë në pushtet në mënyrë klandestine e kanë trafikuar buxhetin 2020.

Ai tha se buxheti nuk i adreson nevojat e qytetarëve.

“Nuk ka mjete për rritje të pensioneve, as për çështje sociale. Ka një shpërpushje totale, me atë çka janë deklaruar në fushatë zgjedhore. Nuk ka shtesa për fëmijë. Nuk ka subvencion për kredi në bujqësi. Nuk ka rritje të pensioneve për kategoritë e dala të luftës. As për shërbimin ushtarak, nuk ka buxhetim. Ligji për Pagat, nuk është paraparë me këtë buxhet. Këta e trafikuan buxhetin në mënyrë klandestine, duke i pamundësuar alternativat e opozitës. Jo vetëm që buxhetin ta trafikojnë, vërteton fakti se e votuan edhe një rezolutë për bisedime me Serbinë”, tha Hamza.

Për më shumë, PDK propozon që në këtë situatë me Coronavirus, mjekëve dhe infermierëve t’iu ngritën pagesat dhe të stimulohen.

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2020
Lexo po ashtu Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2020

Në orët e para të mëngjesit, me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë miratuar buxhetin për vitin 2020.

Ky miratim vjen, vetëm pakë orë kur Projektligji u votua për lexim të parë pas një seance të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes me Coronavirus në vend.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro. /KP /Telegrafi/