LAJMI I FUNDIT:

Hamiti i LDK-së dhe Latifi i PDK-së debatojnë ashpër për kufijtë dhe rolin e Presidentit Thaçi

Hamiti i LDK-së dhe Latifi i PDK-së debatojnë ashpër për kufijtë dhe rolin e Presidentit Thaçi

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po debatohet për temën e korrigjimit të kufijve.

Në këtë temë janë përplasur përfaqësuesi i LDK-së Muhamet Hamiti me atë të PDK-së, Blerim Latifi për rolin e Presidentit Thaçi, përcjell Telegrafi.

Derisa Hamiti ka thënë se PDK dhe Thaçi janë në një mendim për kufijtë, kurse Latifi ka thënë se Thaçi është president i Kosovës dhe nuk është PDK.


Hamiti ka reaguar duke thënë se pse PDK deri më tani nuk ka dalë hapur për të kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për kufijtë.

Përfaqësuesi i PDK-së ka thënë se qëndrimi i zotit Veseli ka qenë gjithmonë i qartë: “Kufijtë e Kosovës nuk preken. Integriteti i Kosovës është i pacenueshëm”.

Hamiti i LDK-së ka reaguar ndaj Latifit duke i thënë se “Thaçi nuk e ka thënë asnjëherë këtë që po e thotë Latifi”.

Latifi ka reaguar përsëri duke thënë se ai mbron vetëm qëndrimet e PDK-së dhe nuk është zëdhënës i presidencës.

Hamiti ka replikuar përsëri duke i thënë Latifit “pse atëherë përpiqesh të mbrosh qëndrimet e Thaçit duke thënë se janë spekulime ato që fliten për kufijtë”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori