LAJMI I FUNDIT:

Hamilton flet për garën e Belgjikës: U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur

Hamilton flet për garën e Belgjikës: U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur
Lewis Hamilton (Foto: Getty Images)

Lewis Hamilton të dielën u nis i pari në pistën e Belgjikës, por u parakalua që në xhiron e parë nga gjermani Sebastian Vettel dhe në fund nuk arriti më shumë se vendin e dytë.

Në përfundim të garës për Çmimin e madh të Belgjikës, britaniku theksoi se e kishte të pamundur të rivalizonte me gjermanin e Ferrarit, veçanërisht në pjesën e drejtë të pistës, ndërsa hodhi edhe hipotezën e ndonjë truku.

Sebastian Vettel zuri vendin e parë (Foto: Getty Images)

“U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur, sidomos në pjesën e drejtë, ku edhe Vettel më parakaloi”.


Lajmet për Hamilton
Lexo po ashtu Lajmet për Hamilton

“Mesa duket te Ferrari duhet të kenë gjetur ndonjë truk special”, ka deklaruar Hamilton, transmeton Top Channel.

Piloti i Mercedesit foli edhe për momentin kur kishte mundësi të parakalojë Vettelin, ndërsa theksoi se edhe në Monza, fundjavën e ardhshme, do ta ketë të vështirë t’i bëjë ballë Ferarit.

Bolidi i Hamiltonit (Foto: Getty Images)

“Kisha një moment të rikthehesha i pari, pas daljes së makinës së sigurisë, por është e sigurt që Vettel do të më parakalonte sërish”.

“Në pjesën e drejtë vinte aq shpejt, sa nuk arrija ta shihja. Edhe në Monza do të jetë e vështirë ndaj tyre, pasi janë shumë të shpejtë në pjesët e drejta”, ka shtuar britaniku.