Halle Berry sfidon moshën me fotografi të reja në rroba banje, ndërsa flet për martesën e mundshme me Van Hunt

Halle Berry vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër.
Aktorja 58-vjeçare shkëlqeu me një kostum banje bardh e zi, ndërsa pozonte në mënyrë elegante në Kaliforni këtë javë.
Veshur me një rrobë banje njëpjesëshe me stil retro të viteve të 50-ta dhe me një kapelë të madhe të zezë, Berry tregoi linjat e saj të tonifikuara dhe hijeshinë që e ka karakterizuar ndër vite, shkruan DailyMail.
Në përshkrimin që shoqëronte fotografitë, ajo shkroi: “Ditët e shkretëtirës, dritaret ulur, muzika lart, askund tjetër përveçse këtu”.
Ende nuk është konfirmuar me kë ishte në këtë udhëtim, por aktorja është parë shpesh këtë vit me partnerin e saj, muzikantin Van Hunt.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Today”, gjatë rubrikës “Jenna & Friends”, Berry foli për jetën e saj personale dhe lidhjen me Van Hunt.
Ajo zbuloi se Van i ka propozuar tashmë për martesë, por ajo nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare.
“Kam qenë e martuar tri herë”, u shpreh Berry. “Ndaj nuk ndjejmë se duhet të martohemi për të provuar dashurinë tonë. Por, ndoshta, do ta bëjmë vetëm sepse duam ta shprehim dashurinë në atë mënyrë”.
Van, i cili ka qenë i martuar një herë më parë, u shpreh me humor se propozimi i tij është ende “në ajër”, ndërsa Halle qeshi dhe shtoi se “të gjithë miqtë janë të lumtur” për lidhjen e tyre.
Berry ka dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme: vajzën 17-vjeçare Nahla me modelin Gabriel Aubry dhe djalin 11-vjeçar Maceo me aktorin Olivier Martinez.
Ndërkohë, Van Hunt ka një djalë nga një marrëdhënie e mëhershme. /Telegrafi/

































































