Eric Clapton (përshtatje e vargjeve të Otis Rushit nga kënga e tij “Double Trouble”, 1959)
Përktheu: Agron Shala

Rri zgjuar natën
Oh, krejt përtokë, shumë i trazuar
S’mund të gjej punë
Më pushuan dhe tani kam hall mbi hall


Hej, hej, që t’ia dalësh mbanë duhet të përpiqesh
Loçkë, kjo nuk është gënjeshtër
Disa nga ky brez janë milionerë
Kurse unë s’kam as rroba të hairit për të veshur

Qeshin me mua kur eci
Dhe s’kam asnjë vend ku të shkoj
Taksirati dhe telashet më kanë zaptuar
S’kam asnjë qindarkë për të treguar

Hej, hej, që t’ia dalësh mbanë duhet të përpiqesh
Loçkë, kjo nuk është gënjeshtër
Disa nga ky brez janë milionerë
Kurse unë s’kam as rroba të hairit për të veshur

- YouTube