LAJMI I FUNDIT:

Haliti thotë se Kurti për 50 ditë do të mbahet në mend për ngarkim-shkarkim të bordeve

Haliti thotë se Kurti për 50 ditë do të mbahet në mend për ngarkim-shkarkim të bordeve

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për zhvillimet politike në vendin tonë.

Haliti ka thënë se për 50 ditë qeverisje Kurti do të mbahet në mend për ngarkim-shkarkim të bordeve.


“Për 50 ditë nuk mundesh me ditë a është kryeministër i mirë apo i keq. Gjatë këtyre 50 ditëve nuk ka bërë ndonjë punë të madhe përveç që e ka bërë diferencimit ideo-politik në institucione, ka ngarkuar dhe shkarkuar borde. Edhe sikur të kishte projekte, nuk do të kishte afat kohor”, tha ai.

Ish-numri dy i Kuvendit foli edhe për vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin për formimin e ekzekutivit të ri.

“Presidenti i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatë këtë çështje. Meqenëse ia kanë lënë Gjykatës Kushtetuese me ndarë pleqërinë, unë nuk kam çka të interpretoj. Unë besoj që logjikisht, që meqenëse qeveria është rrëzuar me më shumë se 2/3 e votave, atëherë unë besoj që Kurti nuk ishte dashur të vazhdojë që të jetë kryeministër, por të e lirojë vendin për zëvendësin e tij dhe të vazhdohet deri në zgjedhje. S’po them veç pse është Kurti, por edhe tek Thaçi edhe tek Haradinaj. Parlamenti e ka rrëzuar qeverinë dhe Thaçi ka vazhduar të jetë kryeministër derisa është formuar qeveria e re. Ashtu ka ndodhur edhe me Haradinajn”, tha ai në Klan Kosova.

Haliti shtoi se të gjithë politikanët në Kosovë formulë kryesore të politikës e kanë pasur nacionalizmin.

“Në këto kohë Kosova lëngon nga korrupsioni, nepotizmi dhe këto duhet të rregullohen. Të gjithë politikanët, edhe Kurti edhe Thaçi formulë kryesore e kanë pasur nacionalizmin. Këtë kohë është vështirë të bësh politikë me nacionalizmin”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori